Drogë me vlerë 3 mln euro, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Dy shqiptarë 28 dhe 29 vjeç janë arrestuar në Bolonjë të Italisë, pasi akuzohen se janë pjesë e një grupi kriminal për trafikim të lëndëve narkotike.

Autoritetet italiane bëjnë me dije se dy të rinjtë u arrestuan në kuadër të një operacioni anti-drogë ku u sekuestrua një sasie  konsiderueshme lëndë narkotike, një pistoletë dhe rreth 60 mijë euro.

Sipas policisë droga e sekuestruar mendohet të kapte vlerën e 3 milionë eurove në tregun me pakicë.

Sipas medieve italiane, mbi dy shqiptarët rëndojnë akuzat e posedimit dhe trafikimin të drogës dhe armëve të zjarrit. Ata ndodhen në paraburgim ku do të presin dënimin nga gjykata./albeu.com/ 


Shtuar 27.07.2023 12:40