Droga ishte gati për shitje, policia vë në pranga fierakun

Policia ka vënë në pranga një 31-vjeçar në Fier pasi është kapur me lëndë narkotike. Policia bën me dije se gjatë kontrollit fizik të riut, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sattiva, gati për shitje.

“Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, vihet në pranga 31-vjeçari.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. B.,  31 vjeç, banues në Dërmënas, Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sattiva, gati për shitje”, njofton policia. /albeu.com/

 


Shtuar 27.12.2021 09:28