Dorëzuan mandatet e deputetit për tu bërë kryebashkiakë, por nga e hëna ngelën “pa punë”
Qytetatërt shqiptarë votuan të dielën e 14 majit për të zgjedhur “qeveritarët” e tyre vendorë për 4 vitet e ardhshme.
Si në çdo garë, ka vetëm një fitues, kështu që humbësit duhet të ngushëllohen me faktin se mund të garojnë sërish pas 4 vitesh.
Por në disa raste humbja është edhe më e rëndë, pasi disa nga kandidatët dogjën edhe mandatet e deputetit për tu bërë kryetarë bashkie, por nga e hëna mund ta konsiderojnë veten të “pa punë”.
Luçiano Boçi, Zef Hila dhe Belind Këlliçi nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe Benet Beci e Besion Ajazi nga PS, sakrifikuan mandatet e deputetit për të hyrë në garën pë zgjedhjet lokale.
Nëse për socialistët Ajazi dhe Beci kjo lëvizje mund të konsiderohet e duhura, nuk mund të thuhet e njejta gjë për tre kandidatët e BF, pas numërimit të votave.
Boçi, Hila dhe Këlliçi pavarësisht pritshmërive të larta që kishin, humbën përballë kundërshtarëve të tyre të PS.
Luçiano Boçi kandidoi në Elbasan, ku përballë kishte kandidtin e majtë Gledjan LLatja, i cili garonte për një mandat të dytë.
Luçiano Boçi ishte i pari që u njoh me rezultatin, pasi Elbasani në këto zgjedhje ishte një nga tre bashkitë ku u aplikua votimi elektronik.
Boçi mori 27741 vota në këto zgjedhje, ndërsa kundërshtari i tij Gledian Llatja mori 35639 vota.
Ndërkohë që Belind Këlliçi pësoi një disfatë edhe më të madhe në Tiranë pasi diferenca e votave mes tij dhe kandidatit socialist Erjon veliaj, ishte shumë e thellë.
Këlliçi arriti të marrë 100351 vota, 58 mijë vota më pak se kundërshtari i tij socialist, Erjon veliaj, i cili në fund të numërimit rezultoi me 158688 vota.
Zhgënjyese mund të konsiderohet edhe gara e Zef Hilës në Vaun e Dejës, i cili edhe pse në dukje mori vetëm 3 mijë vota më pak se kundërshtari i tij socialist, sërish rezultati mbetet i thellë nëse e marrim në raport me numrin e popullsisë dhe qytetarëve me të drejtë vote.
Zef Hila mori 5741 kundrejt 8539 votave që mori kundërshtari i tij socialist, Kristian Shkreli.
Në krahun tjeter Benet Beci jo vetëm fitoi përballë kundërshtarit të tij Bardh Spahia, por për herë të parë në pluralizëm Bashkia e Shkodrës do të drejtohet nga socialistët.
Ndërsa Besion Ajazi fitoi me 600 vota diferencë në Gramsh përballë kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë. /AlbEu.com/