“Do t’i ** robt…”, çfarë u zbulua në komunikimet e Behar Bajrit te “Metamorfoza”

Policia franceze në bashkëpunim me autoritet shqiptare ka arrestuar ditën e sotme të shumëkërkuarin Behar Bajri, i cili doli në përgjimet e Sky ECC, i cili ccoi pas hekurave biznesmenin Pëllumb Gjoka, si dhe zyrtarë të lartë të policisë.

Behar Bajri ishte bashkëpuntori i Ervis Martinajt, dhe kishtë marrë përsipër vrasjen e Gjin Ndojit.

Ndërkohë ai ishte dhe njeriu që ishte përcjellësi i meazheve mes pëllumb Gjokës dhe zyrtarëve të policisë.

Mes të tjerash, biznesmeni Pëllumb Gjoka teksa komunikonte me Behar Bajrin, e pyet këtë të fundit nëse ka mundur të flasë me “nëndrejtorin”, dhe i lë porosi që të marrë prej tij informacion se “përse ka ndaluar djalin e axhës”, si dhe “kush u ka thënë që të lënë furgonat e policisë në krye të rrugës së Licve”. Po ashtu në bisedë flitet edhe për Ibrahim Licin, dhe tentativën për ta gjetur se ku fshihet ai.

Pjesë nga dosja:

Më datë 16.07.2020 ora 12.48 shtetasi Behar Brajoviç duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pellumb Gjoka. Pëllumbi i shkruan, “o vella Lul Kulla ka shok Gezim Celën në Patok, ta dish. Dhe ma e dit para ai që po shkon ti aty e din edhe Bardhoku. Llogaritë bëni vete”.

Behari i shkruan që, “i kam marrë masat, ku ma e marr me u has me atë këtu. Minukun e kam mbrapa sepse dhe atij kam për tja q… ropt e tij. Të parin dua Dorin, Blertin, Bardhokun. Lict te hajn k… përvec atij që është duke nejt në Tiranë”.

Pellumbi e pyet se, “kush po rrin në Tiranë”.

Behari i përgjigjet që, “Ibrahimi, jam duke ju afru, me mujt me ja gjetë shtëpinë”.

Në orën 14.26 shtetasi Behar Brajoviç duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëllumb Gjoka. Pëllumbi e pyet se, “në cfare ore e ke lënë me taku nëndrejtorin?”

Behari i shkruan, “më vonë, k*vën”.

Pellumbi i shkruan, “thuaji përse ke nis shkresë me ardhë grupet e vëzhgimit me kap me blind dhe me armë djalin e axhës, mbasi ka dal një ditë me ba xhiro. Pyete për llogari të kujt e ke bërë”.

Behari i shkruan që, “nuk dua ta bëj shok, do ta pyes, do ta rëndoj dhe ta fus në borxh k*rvën. Do ja shaj dhe ato k*rvat”.

Pëllumbi i thotë që, “shaja fort sepse ai i din për të fortë ato. Ai duhet me ik nga Shkodra sepse është fut thellë me Bardhokun. Pyete se kush të ka thënë me i lënë furgonat në krye të rrugës se Liceve”.

Pëllumbi i shkruan, “edhe dicka tjetër, thuaji kushdo që të jetë përzi me më fut në burg dhe me ndihmu kundërshtarët është hasmi im. Sepse kanë dasht me më gropos në të gjitha krahët. Nuk ka ndryshim një gjujts me lek me një që të con letrat me me fut në burg”.

Behari i shkruan, “po vella do ja them të gjitha”.


Shtuar 4.09.2023 21:00