Familjarë, miq dhe të afërm janë tronditur nga vrasja e nxënësit të klasës së nëntë në Gramsh. Fation Bici 15 vjeç u vra nga një bashkëmoshatats, si pasojë e një konflikti mes një grupi adleshentësh, ditën e djeshme vetëm pak minuta pas kishte mbaruar mësimin.
Gjithahstu nga konflikti i dhunshëm me thika ka mbetur i plagosur kushëriri i Fationit, Marko Liço. Shkolla 9-vjeçare ku Fatjoni ishte nxënës ka bërë një reagim në lidhje me humbjen e papritur të adoleshentit.
Nxënës dhe mësues shprehen të tronditur për ndarjen nga jeta të Fationit. Në reagimin e shkollës shpjegohet edhe dinamika e ngjarjes.
Shkolla 9-vjeçare thotë se Fatjoni u ndodh rastësisht aty dhe se u përpoq që të ndante bashkëmoshatarët që po konfliktoheshin. Ai nuk ishte pjesë e sherrit që kishte nisur para disa kohësh në rrjete sociale, por ishte kushëriri i tij. Para se të largohej nga shkolla ai ishte interesuar për motrën e tij të vogël në klasën e 6 , nëse ajo ishte larguar për në shtëpi apo jo.
“Jemi thellësisht të tronditur, nga ngjarja e rendë që ndodhi sot në qytetin tonë, në të cilën humbi jetën Fationi, nxënës në klasën e IX. Fationi mbaroi mësimin, si çdo ditë tjetër, u interesua duke pyetur rojën e shkollës, se a ishte larguar nga shkolla motra e tij më e vogël, nxënëse në klasën e IV, e pasi u sigurua se ajo ishte larguar, u nis për në shtëpi. Në mes të lagjes, në mes të ditës, moshatarë të tij, nxënës edhe këta nga shkolla e fshatit Drize, konfliktuohen për biseda banale në rrjetet sociale dhe konflikti kthehet në tragjedi… Fationi u ndodh rastësisht aty, duke mos qenë ai pjesë e konfliktit në rrjetet sociale, por një i afërmi i tij. Ai u përpoq t’i ndante në grindje e sipër, por përfundoi viktima e këtij sherri banal. Fationi u nis sot drejt Parajsës… Do na mungosh të gjithëve, Fation i dashur! Të qoftë dheu i lehte, o engjëll”, shkruhet në reagim.
Be lidhje me ngjarjen janë shoqëruar në polici katër adoleshentët që u përfshinë në sherrin me thika afër shkollës “Shahin Asllani” në lagjen “Sport 2” në Gramsh, nga ku mbeti i vrarë 13-vjeçari Fation Bici dhe i plagosur adoleshenti Marko Liçi.
Sakaq policia bën me dije se 4 adoleshentët ( mes tyre dhe autori) e shoqëruar në polici janë shtetasit: E. K., 15 vjeç, A. C., 14 vjeç, O. C., 14 vjeç dhe S. M., 15 vjeç të cilët do të merren në pyetje nga specialistët për Hetimin e Krimeve, në prani të prokurorit, të psikologut dhe të prindërve të tyre./albeu.com/