“Do kthejmë drejtësinë në atdheun tonë”, hakerat për sulmin e INSTAT: Kemi akses të plotë, të gjitha statistikat janë kundër jush!

Ditën e djeshme grupi i hakerave iraniane ‘Homeland Justice’ kanë sulmuar faqen e Insitutit Shqiptar të Statistikave.

Lajmi u konfirmuar edhe nga INSTAT, ndërsa theksohet se të dhënat e Censit nuk janë objekt i këtij sulmi, pasi janë të ruajtura në sisteme të tjera të dedikuara vetëm për këtë qëllim.

Sot ka reaguar dhe grupi i hakerave në Telegram, ku shprehen:  ISTAT është fshehtësi më i madh i së vërtetës. Tani kemi akses të plotë në mbi 100 Terabajt të të dhënave tuaja GIS dhe regjistrimit. Të dhënat janë kopjuar gjithashtu dhe hequr nga serverët. Do ta kthejmë Drejtësinë në atdheun tonë. Të gjitha statistikat janë kundër jush.

Pas hakerimit, webfaqja e INSTAT nuk është më e aksesueshme për qytetarët kur e kërkojnë në Google.

Nga fotot duket se janë marrë të dhëna sensitive siç është numri i llogarive bankare të punonjësve të administratës. Kanë publikuar nr personal, emër, mbiemër, nr tel, adrese e-maili, adrese banimi, IBAN.


Shtuar 2.02.2024 13:01