Nga dita e sotme ka patur një rënie të lehtë të vlerave temrike në territorin shqiptar. Por gjithsesi për periudhën në të cilën ndodhemi jemi ende 3-4 gradë mbi vlerat normale.
Konkretisht vlera minimale është 7 gradë në zonat malore. Në zonat e ulëta dhe ato qëndrore termometri ka shënuar 11-16 gradë celcius në mëngjes.
Ndërkohë në orët e mesditës, vranësirat shfaqen të lehta dhe kalimtare dhe vetëm në zonat e izoluara do të kemi 20-23 gradë celcius. Në shtrirjen perëndimore temperaturat ngjiten në 25-26 gradë, bën me dije meteorologia Tanja Porja.
Nga dita e sotme dhe deri në fund të muajit, pra në fund të kësaj jave temperatura do të fillojë të bie lehtë, për të sjell një nëntor në vlera tipike të vjeshtës./albeu.com/