shqiperi

Diskutim për përballjen me gjuhën e urrejtjes dhe dezinformimin

“Si të përballemi me gjuhën e urrejtjes dhe dezinformimin në media dhe platformat online? Kjo ishte tema e diskutimit të sotëm mes një grupi përfaqësuesish të mediave, akademikësh, dhe shoqërisë civile, të organizuar nga Instituti Shqiptar i Medias në kuadrin e një projekti rajonal të mbështetur nga Bashkimi Europian. Diskutimi u përqendrua te fenomeni i gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit online, roli i medias, legjislacionit, vetë-rregullimit, si dhe standardeve dhe praktikave ndërkombëtare në këtë fushë.

Pas një paraqitjeje të shkurtër të problematikave në lidhje me urrejtjen dhe dezinformimin online, folësi kryesor ishte Toby Mendel, ekspert i legjislacionit për median dhe drejtor i Qendrës për Ligj dhe Demokraci në Toronto, Kanada. Ai foli konkretisht për mënyrat se si gjuha e urrejtjes dhe dezinformimi rregullohen online dhe për nismat e ndërmarra nga kompanitë e mëdha teknologjike si Google apo Facebook në këtë drejtim, sidomos për të shmangur dezinformimin gjatë pandemisë.

Të lidhura

None found

Natyra eksperimentale e rregullimit, si dhe zhvillimet e vrullshme teknologjike, e kanë bërë rregullimin ligjor më të nevojshëm, por edhe më të vështirë, duke pasur parasysh kujdesin që duhet treguar kur miratohen ligje që mund të ndikojnë në lirinë e shprehjes.

Gjatë takimit  u diskutua dhe roli që mund të kenë vetë mediat apo platformat si vetë-rregulluese të përmbajtjes, apo duke kombinuar legjislacionin me nisma të caktuara etike dhe profesionale. Duke pasur parasysh shpejtësinë e përhapjes së informacionit online si dhe volumin e madh, u sugjerua që mënyra më e mirë do të ishte një kombinim i masave ligjore me vetë-rregullimin e mediave apo platformave.

Pjesëmarrësit u njohën dhe me praktikat më të mira që platforma apo kompani të ndryshme kanë ndërmarrë në këtë drejtim. Po kështu, u diskutua roli i edukimit të publikut për të njohur dezinformimin, problemi i anonimitetit online, shmangia e shkeljeve etike në media, apo dhe filtrimi i gjuhës së urrejtjes nga politika në media.

të fundit

Vdekje tragjike në Perugia/ Muzikanti 55-vjeçar gjendet pa jetë në hotel, shoku i tij në gjendje kritike. Dyshimet e para për shkakun e ngjarjes

Një muzikant 55-vjeçar me origjinë nga Siçilia ka humbur jetën në një dhomë hoteli në qendër të Perugias, ndërsa kolegu…

2 minutes ago

Musliu kritikon BE-në për qasjen ndaj Kosovës dhe Serbisë: Po hesht për Beogradin dhe krimet e luftës

Zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, nga debati për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë, reagimet e Bashkimit…

4 minutes ago

Ilir Beqaj pas lirimit nga paraburgimi: Afatet kishin përfunduar, më janë shkelur të drejtat

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar për herë të parë pas vendimit për lirimin nga paraburgimi dhe caktimin ndaj…

12 minutes ago

LDK shpreh vullnet për bashkëpunim, por analistët dyshojnë në formimin e institucioneve

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) thotë se do të bashkëpunojë me fituesen e zgjedhjeve të 7 qershorit, Lëvizjen Vetëvendosje (LVV),…

20 minutes ago

Temperaturat deri në 40 gradë në Maqedoni, ISHP rikthen këshillat për mbrojtjen e shëndetit

Shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell dhe aktiviteteve në natyrë midis orës 11:00 dhe 17:00, veshja e rrobave të…

21 minutes ago

Zjarret në jugun e Shqipërisë/ Era dhe temperaturat favorizojnë përhapjen e flakëve, ndërhyn helikopteri

Prej mesnatës së kaluar, një vatër e madhe zjarri vijon të jetë aktive pranë Palasës, duke përfshirë një kodër. Flakët…

23 minutes ago