Prej disa ditësh ish-presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi kanë udhëtuar drejt Anglisë. E duket se ky udhëtim i tyre ka një arsye sa të bukur, aq edhe të rëndësishme për familjen Meta.
Vajza e tyre e madhe, Bora, ka përfunduar me sukses rrugëtimin e saj të dijes në universitetet më prestigjozë në Angli. Ajo është diplomuar për matematikë në niveli bachelor në universitetin Exeter në qyetin me po të njëjtin emër dhe master për financë në universitetin UCL në Londër.
Në profilin e saj në Facebook, Kryemadhi ka ndarë edhe momentin e ëmbël nga ceremonia e diplomimit kur Bora e saj merr diplomën e merituar.
“Suksese Bora ime. Tani je gati për shkollën e vërtetë, e cila është jeta”, ka shkruar Monika.