Briken Sanaj 39 vjeç jetonte prej 1 viti te rezidenca e Kodrës së Diellit në Tiranë, aty ku mbrëmjen e së dielës u ekzekutua me armë.
Briken Sanaj njihej nga rojet e rezidencës me identitetin Anton Gjini, por në dokumentet zyrtare emri i tij është Briken Sanaj.
None found
39-vjeçari sapo kishte parkuar makinën në garazh para se të ekzekutohej. Ai u takua me 3 shokë të tij dhe në atë moment u qëllua me kallashnikov nga një distancë e afërt.
Viktima mori 3 plumba në trup, që i shkaktuan vdekjen e menjëhershme. Briken Sanaj u dërgua në spital në gjendje të vdekur.
Mësohet se 39-vjeçari u qëllua nga një automjet tip Benz në lëvizje. Kjo makinë, disa minuta më vonë u gjet e djegur në Qafë Kashar. Autorët e kishin braktisur mjetin.
Ndërkohë, forca të shumta policore shkuan në vendngjarje, ndërsa u ngritën shumë postblloqe. Disa persona u shoqëruan për t’u marrë në pyetje.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Bordi i Transparencës, ka rritur çmimin e naftës me 8 lekë për litër dhe atë të benzinës me 1 lek…
Ministri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski, i ka bërë thirrje NATO-s të përgatitet për një përgjigje vendimtare ndaj një sulmi…
Njëmbëdhjetë marinarë rezultojnë të zhdukur pasi dy anije në brigjet e Detit të Zi të Bullgarisë u goditën nga dronë,…
Një dyqan në zonën e Vasil Shantos në Tiranë, është përfshirë nga flakët gjatë natës, ndërsa dyshohet se zjarri është…
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla nga Kryesia e Kuvendit foli për mbajtjen e mbledhjes së Konferencës të…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka takuar sot në Prishtinë senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin,…