Olsi Bylyku konfirmoi mbrëmjen e djeshme në emisionin “Më ler të flas” ndarjen me Eglin. Kjo temë prej kohësh ka marrë një vëmendje të madhe në media.
Dasma e Klea Hutës dhe Elgit Dodës ishte një tjetër detaj që e vëretetoi ndarjen. Olsi ndryshe nga herët e tjera mori pjesë i vetëm në dasmën e Elgit Dodës dhe Klea Hutës.
Kjo e fundit ka patur një miqësi të ngushtë me Eglin e madje ishin të pandara për një kohë.
I pyetur nëse ftesa e dasmës ishte çift apo tek, Olsi u përgjigj se ai ishte i ftuar si Olsi, pra vetëm.
Nuk besoj që asnjërit nga ne nuk i mungon prania e njëri tjetrit por asnjërit nga ne nuk i duhet prania e njëri-tjetrit”, tha ndër të tjera Olsi, për ndarjen nga Egli./albeu.com/