shqiperi

“Dikur nuk më lejonin të hyja në kafene, sot jam pronar i saj”, historia e emigrantit shqiptar që u bë biznesmen i suksesshëm

Lulzim Fejzullahi është një emigrant shqiptar që jeton prej vitesh në Austri. Ai është pronar i disa kafeneve dhe një hoteli. Ndërkohë, dikur nuk e linin të futej pasi ishte shqiptar dhe i thoshin se mund të shkaktosh sherre.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Lulzimi ka treguar të gjitha vështirësitë që ka hasur që nga fillimi dhe deri te kafetë e hapura.

Të lidhura

None found

“Puna e parë që kam gjetur në Austri ka qenë pjatalarës dhe nuk e kam ditur gjuhën. Nuk kam njohur dikë këtu. Kam qenë vetëm 17 vjeç kur kam shkuar në fillim në Austri. Unë mendoj që këtu kanë ndryshuar shumë gjëra viteve të fundit.

Unë në fillim kam jetuar në një shtëpi për azilant. Kam filluar si pjatalarës për afro 2 vitesh. Aty kam mësuar gjuhën dhe kam filluar shkollën për turizëm.

Situata ka qene jo e lehtë për mua se isha shumë i ri në atë kohë. Babai nuk ka dashur të largohem, por dasht zoti ia dola.

Unë kisha krejt plane të tjera dhe pronari i kafes më mori në tel dhe më tha duhet të bisedoj me ty. Më tha që ti je personi që duhet ta marrë këtë. Se këtu është një nga qytetet më të bukura në Austri se ka shumë natyrë, ka liqene.

Unë kam edhe 3 lokale dhe një hotel. Tek një kafet që kam dikur nuk më kanë lejuar të futem brenda dhe më thanë që ti je shqiptar dhe bëni sherre”, u shpreh ai.

të fundit

Rriten çmimet e karburanteve në Maqedoninë e Veriut, shtrenjtimi më i madh për naftën

Komisioni Rregullator për Energjetik njofton se do të rrit çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 3.59%, shkruan…

6 minutes ago

After much-talked-about closeness, Xhensila and Ledri unfollow each other

Një veprim i papritur në rrjetet sociale ka rikthyer vëmendjen te raporti mes dy prej emrave më të komentuar të…

10 minutes ago

Brutal violence in Fier by three girls / Teenager with black eyes and pulled hair, father reveals how he learned about the incident

Për një 17-vjeçare nga Fieri, 8 qershori u kthye në makth. Tre vajza, një 20-vjeçare dhe dy 15-vjeçare, dyshohet se…

10 minutes ago

Clash in Parliament between Balla and Kapri: From accusations of the ‘100,000-euro bag’ to messages about protecting votes

Megjithë mungesën e deputetëve të Partisë Demokratike, seanca parlamentare e sotme u shoqërua me tone të ashpra debati. Në qendër…

11 minutes ago

After serious accusations of cyber attacks against Europe, France and Germany summon Russian ambassadors and warn of sanctions

Në një kontekst të rritjes së tensioneve mes Moskës dhe Perëndimit, Franca dhe Gjermania kanë thirrur ambasadorët rusë në Paris…

11 minutes ago

June Summary in Vlora: 65 Arrested and Over 700 Narcotic Doses Seized

Policia e Vlorës ka bërë bilancin e punës për muajin qershor 2026, duke njoftuar se janë evidentuar 254 vepra penale,…

11 minutes ago