Dibër/ Ushtronin aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit, procedohen penalisht 4 shtetas

Policia ka proceduar penalisht 4 shtetas banues në Peshkopi pasi ushtronin aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit.

Gjatë kontrollit në lokalin e marrë me qera nga shtetasit B.N dhe R.M u gjetën së bashku me dy shtetasit e tjerë duke vënë baste sportive nëpërmjet celularëve, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u sekuestruan celularët që përdornin.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë intensifikuar kontrollet për goditjen kësaj veprimtarie. Si rezultat, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit B.N., 34 vjeç, R.D., 50 vjeç, R.M., 24 vjeç dhe D.R., 47 vjeç, banues në Peshkopi.

Shqipëria, i vetmi vend në rajon që nuk ka prioritet të përdorë teknologjinë për aftësimin e njerëzve
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e marrë me qera nga shtetasit B.N., dhe R.M., u gjetën sëbashku me dy shtetasit e tjerë duke vënë baste sportive nëpërmjet celularëve, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Dibër.


Shtuar 30.04.2024 17:09

Tags: