Dibër/ Kaloi kufirin me para të deklaruara, nis hetimi për 29-vjeçarin! Sekuestrohen 10 mijë euro, 1 mln lekë të vjetra

‘Policia Kufitare Bllatë në bashkëpunim me autoritetet doganore kanë intensifikuar kontrollet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme që mund të kryher nëpërmjet pikës doganore.

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme, në dalje të RSh-së,  është kaluar për kontroll në vijë të dytë, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin M.L.

Gjatë kontrollit janë konstatuar vlera monetare, të padeklaruara në shumën 10070 euro, 100.000 lekë dhe 70 paund, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M.L.,  29 vjeç, banues në Bushtricë, Kukës, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër,  për veprime të mëtejshme.’, thuhet në njoftimin e policisë.


Shtuar 11.05.2024 14:48