Policia ka vënë në pranga një 36-vjeçar pas pamjeve që u publikuan në rrjetet sociale ku shfaqej duke dhunuar nënën e tij.
Gjithashtu është bërë me dije se shtetasi G.K, ishte nën masën e arrestit në shtëpi për të njëjtën akuzë, por tani është arrestuar duke iu rënduar vepra penale.
Njoftimi:
Në lidhje me një video të publikuar ditën e sotme, në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet një shtetas që dhunon nënën e tij, ju informojmë se: Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të rastit, identifikuan dhe shoqëruan shtetasin G. K., 36 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tij për veprat penale “Dhuna në familje”, dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon dhe fton mediat e qytetarët që të denoncojnë rastet e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.