Dhoma Vendore e Avokatisë Durrës, ka paralajmëruar këtë të shtunë bojkotim të të gjitha seancave gjyqësore dhe penale. Në një njoftim zyrtar për mediat, Dhoma Vendore e Avokatisë Durrës shprehet se ky bojkotim do të jetë nga data 3 Qershor deri më 7 Qershor periudhë gjatë ose pas së cilës dhoma do të dalë me një njoftim të ri.
Sipas njofitmit përjashtim nga ky bojkotim bëjnë pjesë vetëm seancat gjyqësore për masat e sigurimit, zëvendësimin dhe shurjen e tyre. Gjithashtu thuhet se të gjithë avokatët të cilët do të rezultojnë se kanë marrë pjesë në seancat gjyqësore për të cilat me këtë vendim është bërë bojkotimi i tyre, Komiteti i Disiplins do të fillojë procedim administrativ ndaj tyre.