shqiperi

“Dhe në spital kërkova të luaja”, 19-vjeçari durrsak tregon “luftën” me sëmundjen e rëndë: Gjej forcën te muzika (FOTO LAJM)

Klajdi Bulcari është një 19-vjeçar nga Durrësi, i cili prej disa kohësh po përballet me një sëmundje të rëndë. Megjithatë, ai e ka gjetur forcën për t’ja dalë mbanë te familja dhe te muzika.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Klajdi ka zbuluar se më herët ka qenë Dj dhe këtë gjë vazhdon ta praktikojë ende. Madje në spital ka kërkuar t’i sillnin mixerin për të luajtur muzikë.

Të lidhura

None found

“Më thanë që ke një gjendër dhjamore te pjesa e barkut. Ma hoqën gjendrën dhe më pas filluan të më dilnin të tjerat. Nuk po më gjenin rezultatin. Shkova në Stamboll, në Turqi dhe më bën të gjitha analizat. Edhe më shpëtuan me kimioterapi, me fizioterapi që kam bërë për këmbët. Kam bërë 14 kimioterapi. Tani pas kaq kohësh jam mirë. Kam akoma komunikim me mjekët në Turqi. Ata janë habitur që kam filluar kaq shpejt të eci me paterica.

Forcën e gjej te familja, te ata që më përkrahin dhe më duan, edhe te muzika. I kërkova babait tim që e dua mixerin. Ai më tha pse e do, se isha në një moment të keq. Edhe me muzikën harroja gjithçka. U bë 9 muaj në Turqi dhe 6 muaj në spital. Kam filluar që 10 vjeç që merrem me muzikë. Unë Dj e kam pasion që më është kthyer në biznes. Kam performuar nëpër clube, nëpër dasma”, u shpreh 19-vjeçari.

të fundit

Zgjedhjet në Izrael caktohen më 27 tetor, analistët e cilësojnë si referendum për Netanyahun

Parlamenti i Izraelit (Knesset) ka njoftuar zyrtarisht se zgjedhjet e ardhshme kombëtare do të mbahen më 27 tetor, që përbën…

2 minutes ago

“Ku ka luajtur ky?”, Edon Zhegrova i kundërpërgjigjet ashpër Altin Lalës pas kritikave publike

 Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Edon Zhegrova nuk i ka “përtypur” dot kritikat e legjendës së Kombëtares, Altin Lala [...]Read More...

17 minutes ago

“Kablloja mbi fushë luajti më mirë se ai”, Zlatan Ibrahimovic godet ashpër yllin e Anglisë pas paraqitjes së dobët

Zlatan Ibrahimovic nuk i kurseu kritikat për Noni Madueken gjatë çerekfinales së Kupës së Botës 2026 mes Anglisë dhe Norvegjisë,…

18 minutes ago

Përplasje e dhunshme në Sarandë, goditet me mjete të forta administratori i një biznesi që jepte biçikleta me qira

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Sarandë, pranë zonës turistike të Syrit të Kaltër. Sipas policisë, administratori 27-vjeçar…

24 minutes ago

Pamje shokuese nga kryeqyteti tajlandez, flakët masive përfshijnë një lokal nate dhe shkaktojnë 27 humbje jete

Tragjedia goditi Bangkokun në orët e para të së hënës, kur një zjarr shkatërrues shpërtheu brenda një lokali nate, duke…

30 minutes ago

Atletico Madrid synon sulmuesin e Barcelonës, Ferran Torres, duke i paraprirë PSG-së

Atletico Madridi është klubi më i fundit që ka shfaqur interes për Ferran Torresin, duke iu bashkuar PSG-së në garën…

36 minutes ago