Categories: sport

Atletico Madrid synon sulmuesin e Barcelonës, Ferran Torres, duke i paraprirë PSG-së

Një tjetër klub i madh europian ka hyrë në garë për shërbimet e Ferran Torresit. Atletico Madrid i është bashkuar Paris Saint-Germain në ndjekjen e sulmuesit të Barcelonës, duke e bërë të ardhmen e tij edhe më të pasigurt.

Të lidhura

None found

Sipas raportimeve të gazetës “Marca”, që i referohet gazetarit të specializuar për transferime, Matteo Moretto, lojtari i kombëtares spanjolle po kalon një fazë kyçe në karrierën e tij, teksa destinacioni i tij i ardhshëm mbetet i mbuluar nga pasiguria.

Burimet tregojnë se Mateu Alemany, drejtori sportiv i klubit madrilen, ka një vlerësim shumë të lartë për Torresin dhe e sheh atë si një talent me aftësi të rralla.

Ndërkohë, katalanasit nuk e kanë fshehur ambicien për të siguruar Julian Alvarez nga Atletico Madrid. Ky interes i dyanshëm pritet të sjellë një raund të ri negociatash mes dy skuadrave, takime që mund të shërbejnë gjithashtu si platformë për të diskutuar të ardhmen e Ferran Torresit.

Pavarësisht këtyre lëvizjeve, një qëndrim i tij në “Camp Nou” nuk përjashtohet. Sipas Morettos, skenari që 25-vjeçari të vijojë aventurën me Barcelonën është ende mbi tavolinë, edhe pse situata e tij para fillimit të sezonit të ri përshkruhet si “tërësisht e hapur”.

Sulmuesi i ardhur nga Manchester City në merkaton dimërore të vitit 2022 është kthyer në një element kyç të ekipit. Kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2027, por javët që vijnë do të jenë përcaktuese për të sqaruar fatin e tij afatgjatë.

të fundit

Real Madridi synon të kundërshtojë përjashtimin e Bellinghamit, pretendon se pamjet e VAR-it nuk ishin të plota

Real Madridi po përgatit një ankesë zyrtare ndaj kartonit të dytë të verdhë të Jude Bellinghamit, të cilin mesfushori anglez…

19 seconds ago

Shpaloset banderola në shkallët e Kryeministrisë/ Hidhen fishëkzjarrë dhe molotov drejt godinës

Ditën e sotme, ka pasur tensione në protestë. Protestuesit hedhin molotovë dhe kapsolla para Kryeministrisë! Policia përdor spraj me piper…

1 minute ago

National protest against the government: Citizens march toward the Prime Minister’s Office

Ditën e sotme, qytetarët janë mbledhur edhe në një protestë kombëtare kundër qeverisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.…

3 minutes ago

Hit by a water cannon during protest, wife calls for justice: Briken is fighting for his life at the Trauma Hospital

Përmes një mesazhi prekës, Marjonela Krosi, bashkëshortja e 34-vjeçarit Briken Tuci, i cili u godit dje me ujë nga autoboti…

3 minutes ago

Roads of Macedonia: Restrictions on heavy vehicles lifted

Ndërmarrja publike për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve nacionale dhe rajonale ka punuar në mënyrë aktive për të ruajtur sigurinë…

3 minutes ago

Atletico Madridi shqyrton pesë alternativa në rast të largimit të Julian Alvarezit

Atletico Madridi ka nisur të shqyrtojë alternativat për një zëvendësues të mundshëm të Julian Alvarezit, në rast se sulmuesi argjentinas…

24 minutes ago