Sulmuesi kosovar Edon Zhegrova ka shpërthyer në rrjetet sociale pas deklaratave të ish-mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Altin Lala, i cili tani vepron si menaxher lojtarësh. Zhegrova nuk e ka pranuar dot qortimin e figurës së njohur të futbollit shqiptar dhe ka reaguar me tone të ashpra.
None found
Gjatë një interviste në podkastin “Versus” të Telesport, Lala e kishte vënë në shënjestër anësorin e talentuar, duke i sugjeruar se po i kushton më shumë rëndësi jetës jashtë fushës sesa karrierës profesionale. Këto fjalë duket se kanë prekur thellë lojtarin e Juventusit, i cili vendosi t’i përgjigjet publikisht me një mesazh të gjatë e plot thumbime.
“Ky njeri nuk ka fare peshë, por këtë herë po ndalem pak për të reaguar. Bëhet fjalë për një menaxher që u ka shkaktuar dëm vetë futbollistëve të tij. Ka njerëz që e kalojnë jetën duke gjykuar të tjerët”, shkroi Zhegrova në reagimin e tij fillestar, duke e quajtur të parëndësishëm Lalën.
Talenti dardan shtoi më tej se preferon të jetojë jetën e tij në vend që të ndalet tek opinionet e atyre që flasin nga studio televizive. Ai theksoi se suksesi i vërtetë nuk përcaktohet nga fjalët e komentatorëve, por nga puna e palodhur e përditshme.
Në mesazhin e tij, Zhegrova vuri në pikëpyetje edhe të kaluarën e Lalës si futbollist. “Sikur të isha marrë me gjëra të tjera siç pretendon ai, nuk do të isha sot në një klub me famë botërore si Juventusi. Dhe pastaj, ku ka luajtur vallë ky që ka qenë kaq i mirë? Ka përfunduar duke dhënë intervista në emisione pa vlerë, me njerëz që kërkojnë pak pëlqime dhe klikime. Vendosa t’i kushtoj këtë përgjigje”, ironizoi ai.
Sulmuesi e mbylli mesazhin duke kujtuar rrugëtimin e tij nga Prishtina deri te gjiganti italian. “Të njëjtat fjalë i dëgjoja përherë përpara se të shkoja te Juventusi, por ja ku jam, falë punës dhe sakrificës sime. Gjithmonë krenar që vij nga Prishtina, Kosova ime”, përfundoi Zhegrova në postimin e tij në rrjetet sociale.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…