Devoll/ 64-vjeçari ngacmon seksualisht 13 vjeçaren, e mitura me shenja në trup! I dërgonte mesazhe në telefonin e gjyshit

Një 64-vjeçar në Devoll është ndaluar nga policia, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare.

“Komisariati i Policisë Devoll ndaloi me iniciativë shtetasin Z. R., 64 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare, deklarimet e së cilës u morën në prani të prindërve dhe të psikologes”, njofton policia.

Burime nga policia për gazetarin e Report Tv Armand Braho bëjnë me dije se 13 vjeçarja ka shenja në trup, ndaj dyshohet se 64 vjeçari ka kaluar edhe në kontakt fizik me të. Kjo do të përcaktohet nga veprimet e tjera dhe kontrolli mjekësor që do t’i bëhen vajzës për të kuptuar nëse kemi të bëjmë me një vepër më të rëndë penale.

Gjithashtu policia sqaron se 64 vjeçari i ka çuar të miturës mesazhe në telefonin e gjyshit. Nuk dihet sa kohë ka që 64 vjeçari e ngacmon 13 vjeçaren por denoncimi ka ardhur vetëm ditën e djeshme nga vetë e mitura, prindërit dhe një psikologe. Në zonë 64-vjeçari njihet si njeri problematik.


Shtuar 23.05.2024 13:11