DETAJE/ Tentuan të rrëmbenin 49-vjeçarin për shkak të borxhit, si ranë në pranga 3 sarandiotët dhe greku

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë kriminale në Sarandë, e cila fatmirësisht është parandaluar.

Katër persona u arrestuan pasi kishin planifikuar rrëmbimin e 49-vjeçarit banues në lagjen Nr.3 në Sarandë, lindur në Lushnje.

Bëhet fjalë për të arrestuarit Juljan Brinja, 29 vjec, me precedentë penalë. Vëllai tij Sandri Brinja, 27 vjec, Gjergji Prenga 30 vjec të tre me banim në Borsh. Personi i katërt është shtetasi grek Angelos Tsimperis, 21 vjec, lindur ne Athinë dhe banues në Borsh.

Sakaq, raportohet se motivi pse donin ta rrëmbenin 50-vjeçarin, është një çështje borxhi.

“Në kuadër të operacionit policor “Sundimi i Ligjit”, ditën e djeshme, në rrugën “Skënderbeu”, në lagjen nr.1, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas adiministrimit të informacionit, kanë ndërhyrë menjëherë duke ndaluar automjetin tip “BMË”, me drejtues shtetasin A. T. dhe pasagjerë shtetasit J. B. dhe S. B. (vëllezër) dhe Gj. P.

Gjatë kontrollit në automjet, në vendin e pasagjerit ku qëndronte shtetasi J. B., shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe lidhëse plastike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit J. B., 28 vjeç, S. B., 27 vjeç, A. T., 20 vjeç dhe Gj. P., 29 vjeç, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Këta shtetas dyshohet se në kërcënimin e armës do të rrëmbenin një shtetas 49 vjeç, banues në Sarandë, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi me heret policia.

/albeu.com