Abc zbardh detaje të reja në lidhje me plagosjen me thikë të kryetarit të bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe shoferit të tij, Gazmir Bulllari.
Gazetarja Valbona Davidhi, raporton se autori Orgest Xhelili plagosi me thikë Kokoneshin, pasi kryebashkiaku e kishte pushuar nga puna.
Xhelili punonte IT në Bashkinë Divjakë.
Debati mes Xhelilit dhe Kokoneshit mëngjesin e sotëm ka degraduar deri në atë pikë sa Orgest Xhelili e ka qëlluar me thikë Kryetarin e Bashkisë Divjakë, Kokoneshin.
Si pasojë e konfliktit me thikë është plagosur në bark edhe shoferi i Fredi Kokoneshit, Gazmir Bullari.
Ndërkohë në spitalin e Lushnjës, ka mbërritur kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili ka vizituar të plagosurit. Sipas Ballës Kokoneshi është jashtë rrezikut për jetën.
Ai tha se ngjarja është frymëzuar nga ndasitë politike.