Del rezultati pas rinumërimit të votave në Belsh

Ka përfunduar rinumërimi i votave në KAS për Bashkinë e Belshit, pas kërkesës së bërë nga koalicioni Bashkë Fitojmë.

Pas rinumërimit të votave në kuti janë gjetur 9079 vta të vlefshme dhe 186 të pavlefshme.

Kandididati i PS Arif Tafani do të jetë kryebashkiaku i Belshit për katër vitet e ardhshme, pasi edhe pas rinumërimit ai ka marrë më shumë vota se kundërshtari, më konkretisht 4564 vota.

Ndërkohë kandidati i Bashkë Fitojmë ka marrë 4515 vota.

 


Shtuar 6.06.2023 18:04

Tags: , ,