Dafina Zeqiri nuk ja përton, i jep ndjekëses që e ofendoi mësimin që nuk do ta harrojë (FOTO LAJM)

Këngëtarja Dafina Zeqiri nuk ja përton përgjigjet ndjekësve të saj kur vjen puna te ata që e shajnë në rrjetet sociale.

Së fundmi ajo ka postuar në Instagram një foto me gishtin e mesit dhe aty ka marrë fjalë negative nga disa ndjekës. Dafi nuk ja ka përtuar duke i dhënë përgjigjen e merituar ndjekëses që e ofendoi.

“Çfarë do të thuash me këtë gisht e dashur Dafina!”, ka komentuar dikush, të cilës Dafina i është kthyer “A duhet të shpjegoj veten time ty ose dikujt tjetër, e dashur? Më lejoni të jetoj dhe të bëj një punë të madhe e dashur. Mos u merr me punët dhe veprimet e njerëzve të tjerë! Jam e lodhur nga mendimet e njerëzve mendjengushtë si puna jote.”

Më pas dikush tjetër ka ndërhyrë, duke shkruar: “Nuk është ajo mendjembyllur, je ti e paedukatë!” Kjo ka revoltuar shumë Dafinën e cila shkruan: “Mjaftueshëm e edukuar sa për tu marrë me punën time. Mos ta tregova gjë gishtin ty? Fakti që nuk justifikohem më bën “të pa edukuar”? A po fyen inteligjencën time dhe mënyrën si më ka edukuar nëna? Turp të kesh! Ti? Student e mjeksisë? Edhe del neper mediat sociale i gjykon njerzt? Gishtin mos ta qova ty? Ti mu kon njeri i “mir edhe edukum LMAO” kesh me ket postim edhe ma uron “fat” per punen e palodhshme qe e kom bo dhe jo me mkallxu mungesen e kese qe mi ki – e mi gjun mu. Klm”/albeu.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DAFINA ZEQIRI (@dafina.zeqiri)


Shtuar 25.08.2021 17:28