Çudit Silvana Bushati: Jam më burrë se shumë burra (VIDEO)

Silvana Bushati ka deklaruar se është më burrë se shumë burra të sotëm.

Komentet Bushati i bëri në një intervistë për Abcneës.al, ku ka deklaruar se pas këngës shumë komente e kanë kritikuar se e ka zërin si burrë.

Megjithatë Bushati theksoi se edhe si grua ndihet e realizuar si nënë e dy fëmijëve.

Pjesë nga intervista:

Po me muzikën çfarë pate?

Me muzikën u ndodha krejt rastësisht në një studio me shoqërinë edhe i thash do bëj edhe unë një këngë… Dalim tek komentet e shumta për zërin tim që e ka si burrë, është si burrë. Unë në të vërtet jam më burrë se shumë burra.

Si je më burrë se shumë burra?

Në shumë aspekte. Përveçse na mungon … (qesh)

Nuk po flasim për burrat me mustaqe të dikurshëm por po flasim për ato që janë sot.

Vërtet keni shumë të drejtë ju komentet që thoni je si burrë. Gjithsesi unë kam bërë shumë gjëra edhe si vajzë, jam nënë e dy fëmijëve. Kam plotësuar edhe pjesën e të qënurit një femër shumë e zonja për të rritur fëmijët por edhe për të mbajtur bashkëshortin./albeu.com/


Shtuar 5.02.2022 20:23