Certifikohen 89 ndërmjetës të rinj, MD: Do të jenë më afër qytetarëve aty ku mungojnë gjykatat

Zëvendësministri i Drejtësisë, Klajd Karameta mori pjesë në aktivitetin për Ditën Kombëtare të Ndërmjetësimit, një nismë që vë në qendër dialogun si mjet për të afruar drejtësinë me qytetarin

Ministria e Drejtësisë njoftoi se “u certifikuan 89 ndërmjetës të rinj që do të jenë afër qytetarëve, sidomos aty ku mungojnë gjykatat.

Ndërmjetësimi nuk është alternativë, por zgjidhje që ruan paqen dhe kursen kohën”.

Ministria e Drejtësisë bëri të ditur se vijon të fuqizojë këtë mekanizëm përmes trajnimeve dhe bashkëpunimit të ngushtë me Dhomën Kombëtare të Ndërmjetësve.

“Drejtësia nuk është vetëm në sallat e gjyqeve, por edhe aty ku njerëzit zgjedhin të dëgjojnë dhe të zgjidhin me mirëkuptim”, njoftoi Ministria e Drejtësisë.


Shtuar 8.07.2025 16:16