Burri në Fier rrëmben fëmijën e mitur dhe largohet, bashkëshortja alarmon policinë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një burrë ka rrëmbyer fëmijën e tij të mitur dhe është larguar bashkë me të.
Denoncimi në polici u bë nga gruaja e tij, e cila sipas burimeve, ka alarmuar policinë.
Ndërkohë policia po vijon punën për kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Fier/ Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit G. Sh., 43 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasja Sh. Sh., 38 vjeç(me banim të përkohshëm në Fier), se bashkëshorti i saj, shtetasi G. Sh., i ka marë fëmijën e mitur dhe është larguar./albeu.com/