Sot në Kuvend është miratuar me 117 vota dhe 3 abstenim kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt.
Ky votim i hap rrugën arrestimit të ish-zv.kryeministrit, i cili akuzohet për korrupsion, fshehja apo mosdeklarim të pasurive dhe pastrim parash.
Hetimet nxorrën në pah lidhjet e tij të afërta ngushta me dy sipërmarrësit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, përfituesit e koncensioneve të trajtimit të mbetjeve në Elbasan, Fier e Tiranë.
Në nisje të seancës, kryeministri Rama ishte i pranishëm i cili më vonë iku.
Ndërsa ndodhej në seancë u pa duke diskutuar me Spiropalin, por nuk dihet se për çfarë po flisnin.
Ndërkohë kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla shfaqet e qeshur.
Kujtojmë se sot në orën 18:30 Rama do të ketë një komunikim me qytetarët./albeu.com