Britania me ”sytë” nga ”Gjadri”, Hasani: Marrëveshja e aluduar nuk ka të bëjë me emigrantët shqiptar

Avokati, Naim Hasani në një intervistë në Ora News u shpreh se aludimi për marrëveshje mes Britanisë dhe Shqipërisë për dërgimin e emigrantëve, nuk ka të bëjë me emigrantët shqiptarë.

Hasani: Britania vazhdon të përballet me një valë të madhe emigrantësh të paligjshëm që vazhdojnë të vijnë nëpërmjet kanalit të La Manshit dhe rrezikojnë jetën e tyre në mënyrë të përditshme, ku jo më larg se dje kanë kaluar kufirin britanik të paktën 800 emigrantë të paligjshëm dhe kemi parë edhe humbjen e jetës së 8 personave si rezultat I kalimit të paligjshëm dhe tejet të rrezikshëm.

Qeveria e re britanike, ka pasur gjatë kohës që ishte në opozitë një luftë të fortë politike me qeverinë konservatore me mënyrën tejet të padrejtë në të cilën vepronte politika e atëhershme e qeverisë britanike e partisë konservatore me dërgimin e emigrantëve të paligjshëm drejt Ruandës.

Kjo politikë është quajtur tejet e kushtueshme dhe e pashpirt.

Në këtë aludim për marrëveshje nuk është lajmotivi kryesor emigrantët shqiptarë, sepse qeveria britanike dhe ajo shqiptare kanë një marrëveshje për dërgimin e emigrantëve që nuk janë të sukseshëm me kërkesat për zil drejt Shqipërisë.


Shtuar 16.09.2024 20:15