Pas përmirësimit në mars dhe prill, besimi në ekonomi i është rikthyer rënies Banka e Shqipërisë thotë se besimi në ekonomi në muajin që lamë pas ra me 1.1%, dhe ndikimi negativ më i madh është dhënë nga ndërtimi, industria dhe konsumatorët. Nga ana tjetër, besimi u rrit në sektorët e shërbimeve dhe të tregtisë. Përkeqësimi më i madh i besimit është regjistruar tek kategoria e konsumatorëve me 4.9%.
“Konsumatorët vlerësuan më dobët situatën e tyre financiare, situatën ekonomike të vendit në të ardhmen si dhe blerjet në shuma të mëdha. Pritjet e konsumatorëve për papunësinë në të ardhmen janë rritur në muajin maj”, thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë.
None found
Ndërkohë besimi në industri dhe në ndërtim ka rënë me nga 0.6%, dhe shkaqet kryesore sipas raportit janë rënia e prodhimit në industri, reduktimi i aktivitetit në ndërtim dhe ulja e porosive. Këto dy sektorë presin përmirësim në muajt në vijim por dhe çmime më të larta.
Nga ana tjetër shërbimet janë në rritje ndikuar edhe prej shtimit të turistëve në raport me vitin e kaluar. besimi në këtë sektor është rritur me 2.1% në muajin e kaluar, si rezultat i rritjes së aktivitetit, shtimit të kërkesës dhe përmirësimi i treguesve të punësimit. Ndërkohë presin rënie çmimesh në periudhën në vijim.
Edhe tregtia si rezultat i kërkesës së shtuar për konsum, është në rritje me 1.3%. sipas raportit në këtë sektor ka ndikuar pozitivisht rritja e punësimit, ecuria e biznesit, dhe pritshmëritë për rritje të çmimeve në të ardhmen.
Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës dhe këshilltari politik për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, Ragmi Mustafi, ka…
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për krime lufte në Gjakovë kundër 20 personave. Në mesin e të akuzuarve…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur konferencë për media në Kuvend, pas shtyrjes së seancës konstituive të…
Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e një prej talenteve më të kërkuar të futbollit evropian, Yan Diomande. Klubi madrilen…
Barcelona ka marrë një sinjal shumë pozitiv në përpjekjet për transferimin e Rodrit, pasi mesfushori i Manchester Cityt raportohet se…
Sanksionet e reja të njoftuara këtë të enjte nga Britania ndaj Rusisë duket se kanë si objektiv anijet ruse, bankat…