Ragmi Mustafi, ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës dhe këshilltar politik për Preshevën, Medvegjën e Bujanocin, ka reaguar ndaj deklaratave të drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues, duke e akuzuar atë se ka konfirmuar ndikimin e drejtpërdrejtë të pasivizimit të adresave në peshën politike të shqiptarëve në Bujanoc.
None found
Përmes një postimi në Facebook, Mustafi ka deklaruar se fjalët e zyrtarit serb kanë nxjerrë në pah, sipas tij, dy elemente të politikës së pasivizimit të adresave.
“Me këtë reagim, z. Mitrovic, ju si drejtor i Shërbimit të Trupit Koordinues zbuluat dy të vërteta që institucionet e Serbisë janë përpjekur t’i fshehin prej vitesh”, ka shkruar ai.
Sipas Mustafit, kjo praktikë nuk mund të shihet thjesht si një procedurë administrative, pasi lidhet drejtpërdrejt edhe me numrin e votuesve shqiptarë në Bujanoc.
“E para, se pasivizimi i adresave nuk ka të bëjë vetëm me ‘rregullimin’ e evidencave administrative, por me zvogëlimin e peshës elektorale të shqiptarëve në një komunë ku ata përbëjnë rreth 62% të popullsisë”, ka deklaruar ai.
Ai ka pretenduar se pasivizimi nuk ndodh në mënyrë të rastësishme, por është një proces i udhëhequr nga institucionet shtetërore të Serbisë.
“E dyta, se ky mekanizëm nuk zhvillohet rastësisht dhe as vetvetiu, por dirigjohet, gjenerohet dhe zbatohet drejtpërdrejt nga institucionet shtetërore”, ka shkruar Mustafi.
Ish-kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptar ka vënë në dyshim përqendrimin e zyrtarit te numri i votuesve, duke e interpretuar këtë si dëshmi se problemi kryesor nuk janë adresat, por ndikimi i votës shqiptare.
“Ju folët për numrin e votuesve. Pra, e treguat vetë se halli nuk është adresa. Halli është vota shqiptare”, ka theksuar ai.
Mustafi e ka përshkruar politikën e pasivizimit si “një qasje antishqiptare dhe çnjerëzore”. Sipas tij, ajo synon të prekë regjistrat administrativë, listat e votimit dhe përfaqësimin politik të shqiptarëve në Bujanoc.
“Adresat nuk pasivizohen vetë. Procedurat i nisin institucionet. Kontrollet i kryen policia. Vendimet i nxjerr shteti. Pasojat i bartin shqiptarët”, ka thënë ai.
Në përmbyllje të reagimit, Mustafi ka kërkuar që pasivizimi i adresave të ndalet dhe të rikthehen adresat që, sipas tij, janë hequr në mënyrë të padrejtë.
“Raportet i keni lexuar: ndaleni pasivizimin dhe ktheni adresat e fshira padrejtësisht. Këtë praktikë të spastrimit administrativ e kemi denoncuar nga Washingtoni në Bruksel”, ka shkruar Mustafi.
Drita ka fituar në shtëpi ndaj Vushtrrisë me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Albi…
Në protestë ka pasur edhe momente tensioni, pasi studentët nuk kanë pranuar deputetë të PD që t’i bashkohen revoltës së…
Abissnet SuperioreNuk ka diskutime, Bernard Karrica po përjeton sezonin më të mirë në karrierë [...]Read More...
Protesta para Ministrisë së Arsimit kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ka përshkallëzuar në djegien e 2 koshave me mbeturina,…
Gazetarja Klodiana Lala u shpreh në studion e emisionit “Të paekspozuarit” në Vizion Plus se familja e Ervis Martinaj është…
Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në orët e para të…