Pas shtyrjes së seancës konstituive të Kuvendit, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, doli në një konferencë për media në ambientet e Kuvendit.
Duke folur për postin e kreut të shtetit, Kurti tha se ai nuk mund të konsiderohet pronë e asnjë force politike. Sipas tij, zgjedhja e presidentit ose presidentes kërkon një marrëveshje të gjerë dhe konsensus mes palëve.
None found
“Presidenti ose Presidentja nuk i takon ndonjë partie. Nëse do t’i takonte ndonjë partie atëherë duhet parë numrat. LVV i ka 53, tri partitë tjera opozitare bashkë 47, apo 6 më pak se ne”, deklaroi Kurti, transmeton “Bota sot”.
Ai e cilësoi tërheqjen e kandidaturës së Glauk Konjufcës për kryetar të Kuvendit si hapin që Lëvizja Vetëvendosje ka ndërmarrë për t’i hapur rrugë një ujdie politike.
“Ne kemi bërë koncesionin e madh dhe kemi tërhequr Glauk Konjufcën. Për një marrëveshje politike duhen mirëkuptim, kompromis dhe koncesione nga të gjithë”, u shpreh Kurti.
Kryeministri në detyrë nënvizoi se kompromisi përjashtohet kur bëhet fjalë për sovranitetin, integritetin territorial, sigurinë dhe Republikën e Kosovës. Megjithatë, sipas tij, për temat politike palët duhet të arrijnë një mirëkuptim të përbashkët.
“Mes nesh duhet të gjejmë dakordim për të shmangur zgjedhjet e reja dhe për t’i dhënë Kosovës një president ose presidente konsensuale, me integritet, vlera dhe kontribut për vendin”, deklaroi Kurti.
Një ngjarje tragjike ka tronditur Britaninë, ku një grua 38-vjeçare shtatzënë humbi jetën pasi ra nga kati i nëntë i…
Armand Duka - Gianni Infantino me Kupen e BotesFederata Shqiptare e Futbollit i ka dërguar një letër zyrtare Sekretarit të…
Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës dhe këshilltari politik për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, Ragmi Mustafi, ka…
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për krime lufte në Gjakovë kundër 20 personave. Në mesin e të akuzuarve…
Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e një prej talenteve më të kërkuar të futbollit evropian, Yan Diomande. Klubi madrilen…
Barcelona ka marrë një sinjal shumë pozitiv në përpjekjet për transferimin e Rodrit, pasi mesfushori i Manchester Cityt raportohet se…