Berisha: Veliaj është krimineli lakuriq që endet rrugëve të Tiranës dhe duhet ndaluar kudo që ta gjeni

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij të përnatshme para mbështetësve të mbledhur poshtë pallatit ku ai qëndron u shpreh se kryebashkiaku Erion Veliaj meriton një gjyq publik në sheshin Skënderbej. Sipas Berishës në këtë gjyq publik Veliaj do të tregojë se ku janë paratë që ka vjedhur.

Fjalimi i Berishës:

Të ju pyes unë ju, të pyes çdo qytetar, a nuk meriton ky njeri të varet në shtyllën e turpit të kryeqytetit, në shtyllën e turpit të historisë. A nuk meriton ky njeri të përçmohet nga çdo qytetar i ndershëm i Tiranës. A nuk meriton ky njeri të kapet për zverku, të nxirret nga zyra për të mos u futur më kurrë aty. A nuk meriton ky njeri të kapet me lecka, të çohet në 313 atje ku e ka vendin me verdiktin e popullit.

A nuk meriton ky njeri një gjyq publik, në sheshin Skënderbej para qytetarëve të Tiranës, ku tu thotë qytetarëve se sa dhjetëra e dhjetëra milionë euro vodhi për 1 milionë fidanet që gjoja ka mbjellë, por që ka vjedhur së paku 990 mijë prej tyre. A nuk meriton ky njeri një gjyq publik para jush në sheshin Skënderbej dhe para shqiptarëve të tregojë se ku janë paratë, ku janë 130 mln euro të djegësit të Tiranës që nuk ekziston. A nuk meriton ky njeri të varet në shtyllën e turpit të historisë dhe të tregojë, të tregojë se si ka mundësi të ndërtojë rrugë, shkolla me çmime 10-herë më të larta se në Europë. A nuk duhet të jemi ne qytetarë europianë, të kërkojmë standarde europiane në bashkinë tonë. Erion Veliaj është krimineli lakuriq që endet rrugëve të Tiranës, duhet ta ndaloni kudo që ta gjeni.


Shtuar 21.04.2024 21:09