shqiperi

Berisha: Urime besimtarëve myslimanë për agjërimin, sakrifica është mjeti që afron njeriun me Zotin

Nga dritarje e shtëpisë së tij, Sali Berisha tha ka uruar besimtarët mysliman për agjerimin në Muajin e Madhërueshëm të Ramazanit.

Lideri i opozitës gjithashtu shtoi se sakrifica është mjeti që afron njeriun me Zotin, që afron njeriun me të vërtetën.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen e thellë. Të dashur miq! Sonte do ta nis fjalën time, duke uruar besimtarët myslimanë shqiptarë për agjërimin në Muajin e Madhërueshëm të Ramazanit. Nga zemra uroj që i madh Zot të pranojë sakrificën e tyre, për veten, familjen dhe vendin.

Të dashur miq! Sakrifica është mjeti që afron njeriun me Zotin, që afron njeriun me të vërtetën. Është mjeti me të cilin çdo njeri ka realizuar qëllimet e tij fisnike, ka realizuar ëndërrat e bukura, ndaj dhe ky muaj frymëzon opozitarët kudo që janë për sakrifica të mëdha për përmbysjen e këtij regjimi, për shpëtimin nga kjo e keqe e madhe. Këto sakrifica do ti afrojnë ata gjithnjë e më shumë me Zotin, me të vërtetën, do të bëjë të mundur realizimin e ëndërrave tona.

të fundit

Blerina Matraku përlotet për babanë pas publikimit të videove intime: Nuk e kam turpëruar familjen

Këngëtarja Blerina Matraku e mbylli intervistën e saj në “Goca dhe Gra” me lot, kjo pas videove intime me kompozitorin…

10 minutes ago

Fëmijët e vegjël mund të bëjnë afro 30 mijë hapa në ditë, zbulon studimi

Sa hapa në ditë i bëjnë fëmijët e vegjël? Numri mund t'ju habisë — Klan Kosova [...]Read More...

12 minutes ago

Vehicle explosion in Gjirokastër, police: Two people injured

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Gjirokastër. Bëhet me dije…

8 hours ago

Flames engulf hospital roof in Istanbul, 40 patients evacuated

Një zjarr ka përfshirë çatinë e një ndërtese në Spitalin e Trajnimit dhe Kërkimit Koşuyolu, në lagjen Kartal të Stambollit,…

8 hours ago

Kallas opposes easing sanctions on Russian oil: On Monday, EU approves new measures against Moscow

Diplomatja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka kundërshtuar marrëveshjen e fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, me homologun…

8 hours ago

Arda Turan pranë stolit të Turqisë, ish-ylli i Atleticos dhe Barcelonës favorizohet për postin

Arda Turan është shumë pranë një detyre të re dhe të rëndësishme në karrierën e tij si trajner. Sipas gazetarit…

8 hours ago