Një incident është regjistruar në protestën e opozitës diten e sotme. Një person ka goditur me grusht kreun e PD-së Sali Berisha. Goditja ka qenë e fortë, dhe menjëherë truprojat dhe militantët e kanë grushtuar të riun, duke e hedhur në tokë.
Një reagim për këtë incident ka ardhur edhe nga aktori Rezart Veleshnja i cili ka dënuar autorin. Aktori e quan turp këtë veprim ndaj një lideri dhe një burri në moshën e Berishës.
“Nje turp dhe nje skandal i paprecedente! Kjo tregon qe shqiperia ka vetem psikopate dhe klase te rendomte puntore me@probleme@mendore! Te godasesh nje lider (me te mirat dhe te kqiat e veta) eshte fundi i nje marrezie! Ky eshte vendi jone i dashur goditet nje burre 80 vjec me grusht ne mes te dites! Edi rama( fshati digjet kurva krihet)”, shkruan aktori.
View this post on Instagram