Berisha: Transformimi i pamjes së Skënderbeut në fytyrën e Ramës, akt poshtërues anti-kombëtar!

Lideri demokrat Sali Berisha, e ka cilësuar sipas tij transformimin e pamjes së Skndërbeut në bustin që u inaguarua te Komuniteti Arbëresh, në Itali, një akt poshtërues anti-kombëtar.

Sipas Berishës, zëvendësimi i fytyrës së heroit kombëtar me atë të narko-trafikantit, Edi Rama është një përdhosje e figurës së Skenderbeut, historisë dhe kombit shqiptar.

Për Berishën, një akt i tillë është njëjtë sikur të zëvendësosh, fytyrën e Bolivarit me fytyrën e Eskobarit.

‘Një akt poshtërues anti-kombëtar! Transformimi i pamjes së Skënderbeut, zëvendësimi i fytyrës së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu me surratin e narko-trafikantit Edi Rama është një përdhosje e figurës së Skenderbeut, historisë tonë dhe mbarë kombit shqiptar. Kjo do të ishte njëlloj sikur të zëvendësosh fytyrën e Bolivarit me fytyrën e Eskobarit’, shkruan Berisha.


Shtuar 31.08.2024 18:11