Berisha: Shqipëria, vendi me të ardhurat më të ulëta në Europë!

Kreu i PD-së, Sali Berisha, është shprehur mbrëmjen e sotme se Shqipëria sot është vendi me të ardhurat më të ulëta në Europë, teksa i është referuar raportit të EUROSTAT. Gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, Berisha shprehet se kjo sipas tij është “merita” e qeverisë që sot treguesit e Shqipërisë lajmërojnë skamje, dhe varfëri ekstreme.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Mirëmbrëma qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të vërtetë, demokrate dhe demokratë të pamposhtur!
Përshëndetje të përzemërt ju, oratorëve që me fjalët e tyre ndriçojnë dhe ngrohin mendjet dhe zemrat e shqiptarëve kudo që janë.
Miqtë e mi, ndryshimi është sot klithma që del nga shpirti dhe zemra e çdo shqiptari të vërtetë.
Ndryshimi është klithma që buron nga shpirti dhe zemra e çdo atdhetari të vërtetë.
Çdo ditë, treguesit për Shqipërinë në Europë dhe në botë e nxjerrin atë në ditën më të zezë.

Çdo ditë, treguesit e Shqipërisë lajmërojnë skamje, varfëri, varfëri dhe skamje.
Të gjitha këto në një vend të bekuar, në një vend në të cilin Zoti i ka falur çdo pasuri mbitokësore, nëntokësore.
Por kjo në këtë vend, pasuritë janë shndërruar në një mallkim për qytetarët, në një parajsë për hajdutët qeveritarë.
Miqtë e mi, Eurostati ka publikuar dje prodhimin e përgjithshëm për frymë në mbarë Europën.
Shqipëria, që u ngrit mundimshëm, por me sukses në vitet 2007-2013, është rrokullisur përsëri.
Ajo sot është vendi me të ardhurat më të ulëta në Europë.
Më të ulëta se çdo vend tjetër. Kjo është pra ‘merita’ e qeverisë së hajnave, që po i shkulin nga trupi i këtij kombi dhe vendi çdo pasuri.


Shtuar 1.06.2024 20:33

Tags: