Berisha merr fjalën në protestë: Ky është cunami i lirisë së shqiptarëve

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha po mban fjalën e tij në protestës.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/694105955311775

“Qytetarë të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë nga ky miting i jashtëzakonshëm, nga ky cunam i lirisë së Shqiptarëve, nga këta qindra mijëra djem dhe vajza, burra dhe gra që po shqyejnë sonte me entuziazmin zërin dhe fuqinë e tyre. Të dashur demokratë, anëtarë të partisë së Lirisë dhe partive të tjera opozitare, qytetarë të paparti, socialistë dhe njerëz të të gjitha bindjeve të kauzave të drejta, përshëndetje vëllazërore, mirënjohje të pakufijshme për praninë tuaj në këtë tubim që rrezaton më shumë se çdo gjë, shpresë, besim se ky vend do të ndryshojë. Miqtë e mi, ne mblidhemi sot këtu në një kohë kur njësoj, si 32 vjet më parë, bota na sheh si njerëzit e gomoneve. Ndaj dhe të ndalemi për një moment, pse ne sot, pas 31 vjetësh, rrugën në liri, sërish u bëmë njerëzit e gomoneve. Mos vallë e ka fajin Shqipëria? Kurrën e kurrës, nuk ka vend më të bekuar se Shqipëria. Është faji i Edi Ramës që ju k grabitur votën dhe ka shndërruar lirinë e tyre në iluzion. Ka shndërruar votën e tyre në votë fiktive vetëm e vetëm të qëndrojë në pushtet”, tha Berisha.

Vijon…