Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar sërish mbrëmjen e sotme skandalet që kanë përfshirë së fundmi Bashkinë e drejtuar nga Erion Veliaj. Gjatë fjalës së tij në tubimin e përditshëm qytetar, Berisha u shpreh se me vjedhjet e bashkisë në 8 vite, mund të rriteshin me 50 përqind pensionet.
Fjalimi i Berishës:
None found
“Por miq, ne kemi një fatkeqësi, duhet të pranojmë. Dhe në rast se nuk pranojmë këtë fatkeqësi, ne nuk do mund të çlirohemi. Fatkeqësia jonë është se ne nuk e kemi të qartë se çdo qindarkë që vidhet nga qeveritarët është mundi dhe djersa jonë. Është taksa e kafshatës sonë. Në qoftë se qytetarët e Tiranës do kishin realizuar se Erion Veliaj me vjedhjen e tij 100 përqind u ka bërë gjëmën atyre. Se me zhdukjen e 135 milionë eurove, të gjithë rrogat e Shqipërisë mund të rriteshin menjëherë 15 përqind.
Se me vjedhjen vetëm të bashkisë gjatë 8 viteve, qindra milionë euro, pensionet- vetëm të bashkisë, jo të qeverisë, mund të rriteshin 50 përqind. Se këta adoleshentë që marrin rrugët e botës vetëm e vetëm se e shohin se prindërit e tyre nuk e përballojnë jetën me ata në papunësi, do të qëndronin këtu. Do të ishin këtu, midis nesh. Do ndërtonin të ardhmen, folenë e të ardhmes së tyre në Shqipëri.
Qytetarë dhe qytetare, në qoftë se përgjegjësia është thelbi i njeriut të qytetëruar. Në qoftë se përgjegjësia është thelbi i njeriut me dinjitet, duhet të ngrihemi. Kurrë një komb nuk do të toleronte vjedhje të tilla. Kurrë një komb nuk do mund të poshtërohej në këtë mënyrë. Kurrë një komb nuk do mund të pranonte plaçkitjen e pasurive publike nga një bandë.Ndaj dhe qytetarë dhe qytetare, duhet të realizoni se lufta kundër vjedhjeve është luftë kundër tiranisë më të shëmtuar mbi njeriun. Se lufta kundër vjedhjes është luftë kundër varfërimit të njeriut. Është luftë kundër dëbimit të tij nga Shqipëria,” tha Berisha.
Pensionimi shpesh shihet si një qëllim. Vite të tëra pune të palodhshme, orare të ngjeshura, vendime të rëndësishme, përgjegjësi gjithnjë…
Një gjumë cilësor është thelbësor për shëndetin fizik dhe mendor. Sipas studimeve të ekspertëve të gjumit, disa zakone të thjeshta…
Liverpooli është këshilluar fuqishëm të rishqyrtojë qëndrimin ndaj Trent Alexander-Arnoldit dhe të eksplorojë mundësinë e një rikthimi sensacional të mbrojtësit…
Dashi Nëse do i harroni problemet dhe inatet e se kaluarës atëherë jeta juaj ne çift do shkoje me se…
Bashkimi Evropian do të zhvillojë të martën, më 4 gusht, një takim urgjent të ministrave të Brendshëm, pas mbërritjes së…
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prrenjas, ku një motomjet ka dalë nga rruga. Burime për Report Tv…