Ish-kryeministri Sali Berisha ka dorëzuar ditën e sotme, 26 tetor, kërkesë në sekretariatin e Gjykatës së Posaçme, ku kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, nga procesi gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij.
Edhe pse dy avokatët e tij mbrojtës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë deklaruar më parë se është kërkuar përjashtimi i Gjokës, ata nuk kishin dorëzuar një kërkesë.
None found
Mësohet se kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.
Njoftim
Në kryesekretarine e GJKKO-së, ditën e sotme, datë 26.10.2023, ora 09:45, është paraqitur kërkesa e kërkuesit Sali Berisha, me objekt: “Kërkohet përjashtimi i gjyqtares Irena Gjoka”, nga gjykimi i kërkesës penale të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha, me bazë ligjore nenet 17, 18, 19, 21, 22, 23 të Kodit të Procedurës Penale. Duke qenë se gatishmëria për javën 23.10.2023-29.10.2023, referuar urdhërit të gatishmërisë të zv.Kryetares së gjykatës, i takon gjyqtares Irena Gjoka, kjo kërkesë i ka kaluar për shqyrtim gjyqtares pasardhëse të gatishmërisë, Flora Hajredinaj.
Në orën 10:00 ka filluar seanca e radhës ndaj ish kryeminsitrit Sali Berisha, i cili akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me privatizimin e ish kompleksit sportiv, “Partizani”./Albeu.com/
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, bëri me dije se operacioni për shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë disa zona të…
Personazhi i rrjeteve sociale, Kozaku, ka thyer heshtjen përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë (live) në TikTok, ku i ka dhënë…
Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, do të marrë pjesë në takimin e thirrur…
Politologu për politikën e Evropës Juglindore, Jasmin Mujanoviq, ka reaguar pas zbulimit të dy varrezave të reja masive nga lufta…
Ylli Limani ka emocionuar ndjekësit me një dedikim të veçantë për nënën e tij në ditën e lindjes, duke zgjedhur…
Erion Braçe ka kritikuar rritjen e ndjeshme të çmimit të shalqirit, duke akuzuar tregtarët se po abuzojnë në kurriz të…