Categories: showbizshqiperi

Bënë lëmsh një Shqipëri, zbulohet arsyeja e ndarjes së Teas me Beartin

Tea dhe Bearti i dhanë fund lidhjes më të bujshme të momentit dhe ky lajm po zien në rrjet.

U hodhën shumë hipoteza rreth arsyes së ndarjes së tyre.

Të lidhura

None found

Por pse u ndanë vërtetë ish-konkurrentët e “Përputhen”?

Së fundmi, “Prive” ka zbuluar se arsyeja e ndarjes së dyshes ishin botëkuptimet e kundërta, përfshirë edhe mënyrën sesi duhet menaxhuar lidhja në një situatë ku privatësia ka qenë e pamundur.

Ndërkohë thumbimet mes njëri-tjetrit gjatë kësaj kohë kanë qenë të shumta.

“Nuk mund të fitosh kurrë debatin me një person negativ. Ata dëgjojnë vetëm çfarë u përshtatet atyre dhe dëgjojnë vetëm për t’u përgjigur”, thuhej në shprehjen që shpërndau Bearti.

Pas këtyre thumbave nuk mungoi as reagimi i Teas, e cila në llogarinë e saj në Instagram ndau një video të fjalimit të politikanes australiane, Sarah Hanson Young, e cila dënon meshkujt për ofendimet e komentet e tyre ndaj femrave, duke i thënë se s’janë burra të vërtetë. Pikërisht këto fjalë, duket se Tea i ka lidhur me situatën të cilën po kalon me Beartin dhe ka hedhur kështu një thumb për ish-partnerin, duke lënë të kuptohet se punët mes tyre janë vërtetë shumë keq.

Mbrëmjen e djeshme, opinionisti Meridian Ramçaj ka zbuluar diçka që nuk e dinim për Beartin. Ky i fundit ka krijuar një llogari në një faqe për të rritur e quajtur “OnlyFans”. Në këtë platformë njerëzit publikojnë foto provokuese, që nuk mund të postohen në rrjete të tjera sociale dhe të tjerë mund të abonohen aty për të parë imazhet kundrejt një pagese.

“Meqenëse më keni pyetur shumë herë për Tean dhe Beartin se çfarë mendoj…po normale që do ndahen pasi ka punë tjetri. Ama Kosovë-Shqipëri nuk shërbejmë.”- ka shkruar Meridiani.

 

të fundit

Policët serbë do të patrullojnë në Ohër deri më 31 gusht

Policët serb, duke filluar nga nesër dhe duke vazhduar deri më 31 gusht, do të patrullojnë Ohrin së bashku me…

31 seconds ago

Babai i Neymarit me mesazh prekës pas largimit nga Brazili: “Bir, vazhdo të luash futboll”

Udhëtimi i Brazilit në Kupën e Botës mori një fund të dhimbshëm pas një humbjeje 1-2 ndaj Norvegjisë, duke i…

12 minutes ago

Nëntë të arrestuar në disa qytete, policia sekuestron drogë

MPB Maqedoni njofton se mbrëmë (06/07.07.2026) në Shkup, në lokacione të ndryshme, oficerët e policisë së SPB Shkup privuan nga…

13 minutes ago

Prej ditësh po përballem me një ushtri patronazhistësh/ Marjana Koçeku: Me lënë mandatin e kam të lehtë, por nuk jam mësuar t’i hap rrugën “të keqes”…

Në një reagim publik, deputetja Marjana Koçeku, e cila u largua disa javë më parë nga Partia Socialiste dhe po…

14 minutes ago

Riho Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por anëtarësimi kërkon reforma

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, tha se e ardhmja e Prishtinës është në Bashkimin Evropian, por për…

36 minutes ago

“Ne e humbëm beben” – Ish-banorja e Big Brother VIP ndan mesazhin e dhimbshëm

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 2”, këngëtarja dhe sipërmarrësja Ledi Vokshi, ka ndarë me ndjekësit një lajm të dhimbshëm,…

51 minutes ago