Lajmi se Tea dhe Bearti i kanë dhënë fund lidhjes së tyre ka bërë bujë në mediat rozë.
Ndërkohë, Tea është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes ditët e fundit.
None found
Në platformën e re me pagesë të aplikacionit “Përputhen”, aktivizimi i të cilit bëhet kundrejt një pagese prej katër eurove, ajo ka rrëfyer historinë e ndarjes së saj nga Bearti.
Mesa duket, Bearti e ka ndjekur rrëfimin e Teas dhe nuk i ka pëlqyer aspak pasi ka qenë i menjëhershëm reagimi i tij në InstaStory ku është shprehur i zhgënjyer që Tea e ka “shitur për 3.99 euro”.
“Nuk i dua dramat dhe nuk i dua njerëzit të hynë në privatësinë time. Për këtë arsye kam qëndruar i heshtur jo se nuk di e skam çka me folë. Meqenëse Tea luan kartën e viktimës përsëri edhe me mua. Tani është rradha ime të flas se nuk është ashtu” – shprehet mes tjerash Bearti.
Kjo kundërpërgjigje duhet të jetë një paralajmërim, krahas së cilës ka shoqëruar një numërim prapa në mesnatën e nesërme, atëherë ku ndoshta ai do të japë versionin e tij të ndarjes nga Tea.
Kujtojmë se ai që pranoi i pari ndarjen në rrjete sociale ka qenë Bearti, pas thumbave të njëpasnjëshëm që po i drejtonin njëri-tjetrit.
“Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua me e mbyll këtu këtë kapitull edhe mos me e hap më asnjëherë”, shkruante Bearti.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pakistanin, ku prezantuesja e njohur televizive Rabia Ahsan, 41 vjeçe, nënë e dy fëmijëve,…
Rreth 800 mijë vende pune pritet të zhduken në Gjermani gjatë 15 viteve të ardhshme si pasojë e përhapjes së…
Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…
Sistemi “Safe City” do të zgjerohet deri në muajin shkurt në të gjithë territorin e vendit, fillimisht në Strumicë, më…
Fisnik Asllani i është bashkuar Kombëtares së Kosovës në një moment shumë të mirë të formës - me shpresën që…
Situata politike në Shqipëri është diskutuar sot në mbledhjen e Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian, ku kreu…