Categories: sport

Goditje nga Spanja, Atletico Madrid kërkon Stavro Pilon – një transferim që do të shënonte histori për Kombëtaren

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Stavro Pilo, është kthyer në objektivin kryesor të Atletico Madridit. Anësori i majtë i prapavijës po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me AEK-un e Athinës, teksa në Champions League ka arritur të shënojë brenda një periudhe të shkurtër kundër dy prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror, Manchester City dhe Real Madrid.

Shkathtësia dhe aftësia për të lexuar lojën me saktësi janë cilësitë që po e bëjnë 25-vjeçarin shqiptar gati për një hap të madh në karrierën e tij. Sipas burimeve, Matteo Alemani, drejtori sportiv i Atletico Madridit, është personi që po insiston që transferimi të përfundojë që në afatin kalimtar të janarit.

Të lidhura

None found

Kontrata aktuale e Pilos me AEK-un zgjat deri në verën e vitit 2030, ndërsa sipas të dhënave nga “Transfermarkt”, vlera e tij e tregut llogaritet rreth 2.5 milionë euro – një shifër që për një klub si Atletico Madrid është lehtësisht e përballueshme.

Nëse marrëveshja realizohet me sukses, lojtari i Kombëtares do të kishte mundësinë e artë për të shpërthyer në skenën më të madhe të futbollit europian, duke u bërë pjesë e një prej klubeve më të rëndësishme të kontinentit.

Deri më sot, asnjë lojtar i Kombëtares shqiptare nuk ka pasur rol kryesor te Atletico, Real Madrid apo Barcelona në La Liga. Edhe pse Bare dhe Manaj kanë qenë për periudha të shkurtra pjesë e këtyre ekipeve, ata gjithmonë mbetën në hije, por Pilo mund të jetë ai që do ta ndryshojë këtë histori.

të fundit

Dimal Basha shfaq imazhet e urës së re mbi lumin Ibër

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka publikuar pamje nga punimet për ndërtimin e urës së re mbi lumin Ibër në…

10 minutes ago

Ish-kirurgu plastik dënohet me vdekje për vrasjen e avokatit, gjykata: “E ka humbur të drejtën për të jetuar

Një ish-kirurg plastik në Florida të SHBA-së është dënuar me vdekje për vrasjen e avokatit Steven Cozzi, i cili u…

12 minutes ago

Doganat e Maqedonisë sekuestruan 470 produkte kozmetike të padeklaruara, me vlerë rreth 149 mijë denarë

Doganierët parandaluan dy përpjekje për kontrabandë të gjithsej 470 produkteve kozmetike, produkteve të higjienës personale dhe shtesave dietike në pikat…

16 minutes ago

Jorida Tabaku: Paketa fiskale 2027 nuk sjell asnjë lehtësim, shumica e shqiptarëve do të paguajnë faturën e kripur

Deputetja e PD-së kundërshton shpërndarjen e lehtësimeve tatimore dhe paralajmëron kosto shtesë për biznesin e vogël nga zgjerimi i TVSH-së.…

17 minutes ago

LSDM akuzon qeverinë e Mickoskit për varfërimin e qytetarëve

Vlera e konsumit minimale të sindikatës në nëntor arriti në 70,827 denarë, një rritje prej 469 denarësh krahasuar me muajin…

18 minutes ago

Asambleja e PS-së në Tiranë, Balluku mbërrin në Akademinë e Arteve

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka mbërritur në ambientet e Akademisë së Arteve, ku do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë së Partisë…

21 minutes ago