Teksa na ndajnë më pak se tre muaj nga zgjedhjet vendore të 14 majit, kandidati i bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi ka “përveshur” mëngët.
Mëngjesin e sotëm Këlliçi e ka nisur duke bërë me dije se opozita në kryeqytet ka “ndezur motorët” për zgjedhjet lokale.
Ai ka publikuar një foto ku shihet një furgon i stampuar me logon e Partisë Demokratike, emrin e kandidatit Belind Këlliçi si dhe sloganin e tij “Jam këtu t’ju dëgjoj”.
“Mirëmëngjes Tirana! Gati për punë!”, shkruan Këlliçi.
/Albeu.com/