Presidenti Begaj dekreton ligjin për “Zonat e Mbrojtura”

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekretuar ditën e sotme ligjin për Zonat e Mbrojtura.

Ky ligj u votua në Kuvend me 72 vota pro në seancën parlamentare të 22 shkurtit.

Opozita është shprehur kundër këtij ligji, pasi sipas saj shkatërron Zonat e Mbrojtura.

‘Presidenti i Republikës, Sh. T. Z Bajram Begaj, dekretoi sot ligjin nr. 21/2024, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 81/2017 “Për zonat e mbrojtura””.

Ky ligj i hap rrugë ndërtimeve ekologjike për t’i vënë në shërbim të ekonomisë. Begaj tha se ka ndërmarrë një konsulta nga grupet e interesit si dhe nga ekspertë kushtetues.

“Ekspertët kushtetues të thirrur në konsultë dhe Institucioni i Presidentit të Republikës nuk e shohin këtë pretendim si çështje që i përket procedurës për shqyrtimin e kushtetutshmërisë.

Për probleme që mund të konstatohen gjatë implementimit të ligjit mund të vihen në lëvizje mekanizma të tjerë ligjorë mbrojtës, si nga organet eprore/mbikëqyrëse, ashtu edhe nga organizatat mjedisore”, tha Begaj.


Shtuar 18.03.2024 18:30