shqiperi

Baza detare e Sarandës/ Kujtohet 55-vjetori i krijimit, dekorohen disa nga ish-drejtuesit

Në Sarandë, veteranë të Bazës Ushtarake Detare kanë kujtuar në 55-vjetorin e themelimit të saj, kontributin e gjeneratave të tëra të efektivëve që shërbyen për ndërtimin, mirëmbajtjen dhe për përgatitjen ushtarake të marinarëve dhe oficerëve detarë.

Ceremonia u përshëndet nga komandanti i Forcës Detare , kundëradmiral Adnand Agastra ndërsa ish ushtarakë të lartë të bazës përfshi komandantin e bazës detare Perikli Xhixho janë nderuar me certifikata mirënjohjeje nga Forcat Detare.

Të lidhura

None found

“Është kënaqësi të jemi këtu së bashku e të kujtojmë prindërit e gjyshërit që janë pjesë e këtij kontributi por edhe për të treguar se atdheu i kujton dhe i vlerëson gjatë gjithë kohës njerëzit që i shërbejnë atij“, tha Kundëradmiral Adnand Agastra.

Ish-ushtarakë të lartë të bazës së Limionit një prej pesë pikave kyçe të bregdetit shqiptar ku forcat detare kanë pasur hapësirë të dedikuar për të kryer veprime operacionale kujtuan kontributin ditët e  arritjeve por edhe ditët e vështira e të errëta që kjo bazë kaloi përgjatë vitit 1997. Ish-ushtarakët sollën në vëmendje në ceremoni nevojën e rikthimit të rolit të plotë të bazës në funksion të emergjencave dhe mbrojtjes.

“Unë dhe kolegët e mi nuk e imagjinonim një gjë të tillë. Shumëkush mendonte se do përdornim forcën kur baza u sulmua nga qytetarët në ’97 por nuk ja lejuam vetes jo se nuk ishim të aftë për të ruajtur bazën por para se të ndërmarrja një akt të tillë mendova kush po e sulmon bazën. Edhe ata ishin fëmijët tanë familjet tona”, u shpreh ish-komandanti i bazës detare, Asllan Godo.

“Në bazë kam vajtur 19 vjeç direkt nga bankat e shkollës dhe kam ikur nga ky repart 56 vjeç. Këtu kam krijuar edhe familjen. Kam punuar shumë unë dhe im shoq kemi kaluar vështirësi të mëdha në vitin ’97 por tani i kemi hedhur pas krahëve.Sot e ndjej veten krenare që kam punuar dhe shërbyer 37 vjet në këtë repart”, rrëfeu Valentina Mullai.

“Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme jo vetëm për ne ish ushtarakët por për të gjithë Sarandën sepse baza i dha jetë dhe gjallëri që nga vitet ’70 gjithë qytetit.Natyrisht që sot gjërat kanë ndryshuar dhe baza nuk është më ajo që ka qenë. Për shkak të zhvillimeve në vend sot është një vend bazim. Ne kemi keqardhje jo se ikën e u prishën anijet sepse ato kanë një moshë e një ditë di të iknin por nuk i përcollëm siç duhej”, u shpreh Behar Xhani.

Baza me sipërfaqe 39 mijë m² u themelua në pranverën e vitit 1969 dhe u strukturuar plotësisht në vitin 1974,  me 9 katra silurues, 3 gjuajtës detarë të vegjël, një anije polumbare, një katër Rada, si dhe pika radio teknike e lëvizshme, për drejtimin e anijeve në kushte të caktuara.

Rajoni i kontrollit të hapësirës detare ishte nga Kepi i Stillos në Jug deri tek Rrugët e Bardha në Veri. Gjatë ceremonisë, një shesh në shëtitoren e Sarandës morri emri “sheshi i marinarit” ndërsa eventi vijoi me një koncert festiv të fëmijëve të shkollave, një ekspozitë fotografie dhe u përmbyll me shfaqjen e dokumentarit dedikuar historikut kronologjik dhe kontributit  të bazës së Limionit, “Në detin e kujtesës”.

të fundit

Kamëz/ Arrestohet 29-vjeçari që dyshohet se transportonte a*më me qëllim për trafikim

Një 29-vjeçar është arrestuar në Kamëz, pasi dyshohet se transportonte me automjet një armë zjarri pistoletë me qëllim trafikimin e…

12 minutes ago

Selin Bollati ngre dyshimet për “Big Brother VIP 6”: A do të jenë Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi opinionistë?

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra”, Orinda Huta lexoi një lajm nga organizata britanike “Drinkaware” që thoshte se…

24 minutes ago

Maresca kërkon përqendrim maksimal: “Jemi këtu për ta fituar Ligën Premier, mos u merrni me zhurmën

Trajneri i Manchester Cityt, Enzo Maresca, ka tentuar t’i motivojë futbollistët e tij përpara një serie vendimtare ndeshjesh, në një…

24 minutes ago

Married by phone hours before his execution: the tragic story of the young Iranian man who never got to see his wife again

Një histori dashurie me fund tragjik ka tronditur opinionin publik në Iran dhe më gjerë. Alireza Sepahi, 25 vjeç, u…

25 minutes ago

Edi Rama condemns attack at Riyadh airport: Albania stands in support of Saudi Arabia

Përmes një postimi në rrjetin social X, kryeministri Edi Rama, ka reaguar kundër sulmeve të rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite,…

25 minutes ago

Kosovo Security Force Military Police strengthens professional capabilities through Close Protection Course

Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përmbyllur me sukses Kursin për Mbrojtje të Afërt, të realizuar…

26 minutes ago