Bashkëjetuesja i largohet nga shtëpia për të mos u kthyer më, 28 vjeçari nga Tirana denoncon në polici

Një 28 vjeçar nga Tirana ka denoncuar në polici humbjen e partneres së tij me të cilën bashkëjetonte.

Sipas të riut ajo është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Policia po punon për gjetjen e saj.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Më datë 16.01.2022 shtetasi K. M., 28 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, bashkëjetuesja e tij, shtetasja A. D.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com


Shtuar 16.01.2022 16:14