Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës në Strasburg, ka votuar propozimin e kreut të PD Lulzim Basha për konfiskimin e aseteve shtetërore ruse dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës.
Lajmin e ka dhënë vetë Basha përmes një videoje në rrjete sociale.
“Ju përshëndes nga agora e PE ku asambleja parlamentare sapo ka votuar unanimisht propozimin tim rezolutën për konfiskimin e aseteve ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të rindërtimit të Ukrainës dhe po kështu rekomandimin që KiE të ngrejë pa vonesë një komision ndërkombëtar të pretendimeve të Ukrainës për dëmet e shkaktuara nga agresioni rus dhe një fond ndërkombëtar për depozitimin e të gjithë aseteve të grira ruse mbi 300 miliardë euro dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës.
Në këtë mbledhje të veçantë ka qenë edhe kryetari i Ukrainës që ka pasur po ashtu një peshë të veçantë. Tani për pak minuta do rifillojë sesioni me raportin e Dora Bakojanis raporteres për Kosovën dhe koleges time. Së shpejti do nisim debatin për Kosovën dhe për votat e Kosovës”, shkruan Basha.