Basha lexon mesazhet poshtë tavolinës, ministret e reja bisedojnë me njëra – tjetrën; çfarë po ndodh në Kuvend (FOTO LAJM)

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në seancë plenare. Gjatë seancës, Kuvendi votoi dhe dy ministrat e rinj duke i dhënë kështu formë të plotë kabinetit të ri qeveritar me të cilin do të qeveris kryeministri Edi Rama deri në zgjedhjet parlamentare të 2025.

Kuvendi votoi shkarkimin e ministres të Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe emërimin në vend të saj i Ervin Metes. Po ashtu, është dhe votoi emërimin në detyrë të Delina Ibrahimajt si ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.

Gjithashtu në seancën e sotme ka paur dhe debate, si ajo mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ministers Elisa Spiropali, apo përplasja me Gazment Bardhit me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

Në fotot kapura nga LSA shfaqet ajo çfarë nuk kap kamera në Kuvend.

Basha shfaqet ngjit me Bardhin në karrige, ndërsa po lexon me telefon poshtë tavolinës, mesazhet.

Gjithashtu edhe deputetët e PS dhe PD shfaqen duke biseduar me njëri-tjetrin.

Ministret e reja janë parë duke biseduar me Belinda Ballukun./albeu.com

 

 


Shtuar 14.09.2023 13:49

Tags: