Basha: Berisha donte gjakderdhje mes demokratëve më 8 janar, e lidh i njëjti interes me Ramën

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha I ftuar në studion e Neës 24, ka deklaruar se Sali Berisha, në protestën e 8 janarit, donte gjakderdhje mes demokratëve.

“Berisha donte gjakdershje mes demokratëve në 8 janar. Donte të merrte godinën që ta kthente në një bunker kundër non gratas amerikane”, tha Basha, duke dhtuar më tej: “Ajo që panë shqiptarët në 8 janar nuk është PD, por një grusht huliganësh të instrumnntalizuar nga Berisha dhe një grup demokratësh që qendronin si fasadë. PD është dickca tjëtër dhe do të jetë diçka tjetër më  e mirë mbi këto rrënija të 8 janarit, më e hapur, me rëflektuese, më bashkëpunuese sepse Shqipëria ka nevojë për ndryshim,  që nuk e sjellin as Berisha dhe as Rama”.

Kreu demokrat gjithashtu deklaroi se një person “non grata” nuk mund të vijë në pushtet. Më tej shtoi se kryeministrit Edi Rama i intereson situata në të cilën ndodhet PD-ja

“Shqiptarët e kuptojnë se kur një njeri behët gati të shkatërrojë partinë, atëherë ai që përfiton është kryetari i qeverisë. Prandaj Berishën dhe Ramën i lidh një interes. Ramës i intereson që PD të mos jetë në terren siç bëmë ne në shtator, ndërkohë që ai është i zhytur në skandale. Dhe Berisha me dhunën e tij është shërbimi më i mirë që i bën Ramës”, tha Basha./albeu.com

 


Shtuar 10.01.2022 15:02